Futboll

Liverpooli nuk gabon, mbetet lider

Liverpool

Foto: Associated Press

Liverpooli ka mposhtur Sheffieldin 3:1 në xhiron e 31-të të Premier Leagues për të mbajtur pozitën e liderit në tabelë.

Skuadra e Jurgen Kloppit fitoi më vështirë se që ishte menduar ndaj ekipit të fundit të tabelës.

Darwin Nunez ia dha epërsinë “Të Kuqve” në minutën e 17-të. Rezultati u barazua në minutën e 58-të me autogolin e Bradleyt, ndërsa Liverpooli u rikthye me Alexis MacAllister (’76) që realizoi supergol nga distanca dhe Cody Gakpon që shënoi me kokë në fund të ndeshjes.

Pas 30 ndeshjesh, Liverpooli prin me 70 pikë në tabelë. Ndiqet nga Arsenali që ka dy më pak dhe Manchester City që ka 67 pikë.

Sheffieldi është në fund me vetëm 15 pikë dhe është në prag të rënies një rang më poshtë.