Futboll

Liverpooli distancohet si lider i Premier Leagues

Arne Slot

Foto: Associated Press

Liverpooli ka fituar 2:0 ndaj Aston Villas për t’u distancuar edhe më shumë në krye të tabelës në Premier League.

Darwin Nunez realizoi golin e parë në minutën e 20-të pas asistimit të Mohamed Salahut, që shënoi gjashtë minuta para fundit për fitoren e 9-të të skuadrës së Arne Slotit.

Nga 11 ndeshje deri tash, Liverpooli prin me 28 pikë në tabelë. “Të Kuqtë” tani kanë pesë pikë më shumë se ndjekësi i parë, Manchester City, që ka hyrë në seri të dobët të rezultateve.

Aston Villa ka 18 pikë në pozitën e tetë.