Futboll

Liverpooli afër eliminimit nga Atalanta

Liverpool

Atalanta është afër që ta eliminojë Liverpoolin nga Liga e Evropës.

Ndeshjen e parë çerekfinale të garës së dytë më të fortë për nga niveli evropian, Atalanta e fitoi të enjten mbrëma me rezultatin 3:0 në “Anfield”.

Gianluca Scamacca në minutën e 38-të dhe të 60-të shënoi dy golat e parë në ndeshje.

Kroati Mario Pashaliq e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes shtatë minuta para fundit.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e kompletoi ndeshjen tek Atalanta.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Itali.