Foda: Fitore e merituar
Selektori i Kosovës, Franco Foda është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultatin 2:1.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Skuadra e ka treguar një mentalitet të mirë. Me meritë e kemi arritur fitore. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe me plotë meritë, që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi”, ka thënë Foda pas ndeshjes në konferencë për shtyp.
Golat për Kosovën ndaj Lituanisë i shënuan Edon Zhegrova në minutën e 20-të dhe Ermal Krasniqi në minutën e 65-të.
Fitore e vështirë e Kosovës në Lituani
Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën e ka mposhtur me vështirësi Lituaninë me rezultatin 2:1. Ndeshja u zhvillua në Kaunas dhe i takoi Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kosova nga një gol e shënoi në të dyja pjesët e ndeshjes.
Për 1:0, realizoi Edon Zhegrova me asistimin e Florent Muslijës në minutën e 20-të.
Në minutën e 65-të, Ermal Krasniqi shënoi golin e dytë pas një aksioni të rrjedhshëm dhe veprim të shkëlqyeshëm individual. Për Krasniqin ishte goli i parë në fanellën e Kosovës.
Lituania golin e vetëm e realizoi me mesfushorin Paulius Golubickas në minutën e 84-t, pas gabimit të portierit Amir Shaipi, i cili sot luajti nga minuta e parë në vend të Arijanet Muriq.
Lituanisë iu anulua edhe një gol në minutën e 34-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Kosova ndeshjen e ardhshme e ka të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Qipros nga ora 20:45.
“Dardanët” janë në pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë.
Në grup është edhe Rumania, skuadër me të cilën Kosova u mposht 3:0 në Prishtinë.
Lituania ngushton rezultatin
Lituania e ka ngushtuar rezultatin në 1:2.
Paulius Golubickas shënoi në minutën e 84-t, pas daljes së gabuar të portierit Amir Shaipi.
Krasniqi dyfishon epërsinë e Kosovës
Zëvendësuesi Ermal Krasniqi ka shënuar gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë e Kosovës ndaj Lituanisë.
Krasniqi shënoi në minutën e 65-të pas një aksioni të bukur dhe me veprim fantastik individual.
VIDEO:
ERMAL KRASNIQI DOUBLES THE LEAD WITH A LOVELY GOAL!!!
— Football Report (@FootballReprt) October 12, 2024
MILOT RASHICA WITH THE ASSIST!
📽️ @CenterOfGoalspic.twitter.com/QIJD34DRe7
Goli i Zhegrovës vendos pjesën e parë
Goli i Edon Zhegrovës në minutën e 20-të e ka vendosur rezultatin e ndeshjes mes Lituanisë dhe Kosovës në pjesën e parë.
Zhegrova shënoi pas bashkëpunimit të mirë me Florent Muslijën.
Pas golit të pësuar, Lituania nisi të rrezikonte. Madje, shënoi në minutën e 34-t. Por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Anulohet goli i Lituanisë
Lituania e barazoi rezultatin ndaj Kosovës në minutën e 34-t.
Por goli i Gvidas Gineitis u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të VAR-it.
Kosova në epërsi, shënon Zhegrova
Edon Zhegrova e ka shënuar golin e epërsisë për Kosovën.
Ai shënoi në minutën e 20-të pas një bashkëveprimi të mirë me Florent Muslijën.
Kosova po udhëheq 1:0 në Lituani.
VIDEO:
EDON ZHEGROVA gives Kosova🇽🇰 the lead pic.twitter.com/enJYkNx6qS
— x=5 (@KryeministriRKS) October 12, 2024