Foda flet për kundërshtarët e Ligës B
Franco Foda: "Është e rëndësishme të ngitemi në Ligën B. Ka dallim Liga B dhe Liga C. Ka kundërshtar më të fortë dhe duhet të ngrihemi për t’u përballur me kundërshtarë të tillë".
Foda tregon se si do t’i qasen ndeshjes ndaj Islandës
Franco Foda: "Në ndeshjet e kaluara kemi treguar rritje dhe këtë e kemi treguar ndaj Rumanisë. Kemi treguar se mund të jemi dominues. Duhet të luajmë lojë intensive nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Islandës".
Foda tregon gjendjen fizike të Rrahmanit e Berishës, flet për Islandën
Franco Foda: "Atmosfera është e mirë. Valon Berisha dhe Amir Rrahmani janë në fazën e rikuperimit dhe uroj t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Islanda është kundërshtare që luan lojë taktike, por ne duhet të luajmë ndaj Islandës të përqendruar nga fillimi. E dimë se Islanda ka edhe lojtarë të mirë individual. Ne duhet t’i zbatojmë detyrat tona. Ne kemi dy ndeshje për t’i fituar. Të dyja janë të rëndësishme dhe duhet të fitojmë për të kaluar në Ligën B. Duhet të tregojmë në fushë shpirtin luftarak".
Rashica synon Ligën B
Milot Rashica: "Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe ne paraqitjen në Ligën B. Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur".
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të enjten mbrëma luan ndaj Islandës në ndeshjen e parë të plejofit për mbetje apo inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova – Islanda nis në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova ishte e dyta në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, ndërsa Islanda e treta në Grupin B4.
Do të jetë ballafaqimi i parë i Kosovës me Islandën, prej vitit 2017.
Kosova i ka dy humbje ndaj Islandës në kualifikimet për Botërorin 2018.
Kosova 2:1 ishte mposhtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa 2:0 kishte humbur në Reykjavik.
Në konferencën për shtyp të mërkurën para gazetarëve kanë dalë përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica.