Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda dhe futbollisti Vedat Muriqi kanë mbajtur konferencë për media
Foda: Po përgatitemi për lojën e ardhshme
“Nuk do të jetë problem. Ekipi ka luajtur shumë mirë në Rumani. Më e rëndësishmja është që ne jemi rigjeneruar. Kemi mbërritur shumë vonë në vend dhe tani po përgatitemi për lojën e ardhshme. Edhe pas ngjarjes së fundit në Rumani, prapë se prapë ekipi ka vetëbesim. Kemi treguar lojë të mirë në Rumani. Kemi treguar lojë të mirë në sulm e në mbrojtje. Do të përgatitemi tani për lojën e ardhshme ndaj Lituanisë. E kemi edhe mbështetjen e publikut pasi jemi vend mikpritës...Mungojnë Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova. Këta dy lojtarë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe nuk do të jenë të gatshëm për lojën e radhës ndaj Lituanisë. Kemi opsione të mjaftueshme. Kemi Alitin, Hotin, Krasniqin si dhe mundësi të tjera. Lituania është ekip që luan ndryshe nga ekipet e tjera. E ka një mënyrë shumë interesante të lojës. Shumë fleksibile sa i përket lojës në mbrojtje e sulm. Luan mirë me topa të gjatë. Por për ne është e rëndësishme ta kemi topin dhe t’i shfrytëzojmë mundësitë. Duhet të paraqitemi sa më mirë.Për ne vendimi i UEFA-s nuk çon peshë. Në futboll nuk ka çfarë të kërkoj racizmi në asnjë fazë të lojës dhe nuk do të tolerojmë në të ardhmen përfundime tjera. Jemi të vendosur. Këtë vendim e kemi marrë të gjithë së bashku.Për ne s’ka rëndësi se çfarë vendimi merr UEFA. Ne duhet ta mbrojmë identitetin e Kosovës.Lituania e ka një ekip mjaftë kompakt. E kam përcjell lojën e Lituanisë në Rumani. Edhe pse nuk ka marrë pikë nga ajo lojë, ka luajtur shumë mirë. Luan mirë në kundërsulme. E rëndësishme është që të dalim përtej limiteve tona dhe të japim 100 për qind të cilësive tona. Duhet ta kemi pasionin dhe energjinë sikur që e kishim me Rumaninë. Lituania e ka një ekip mjaftë kompakt. E kam përcjell lojën e Lituanisë në Rumani. Edhe pse nuk ka marrë pikë nga ajo lojë, ka luajtur shumë mirë. Luan mirë në kundërsulme. E rëndësishme është që të dalim përtej limiteve tona dhe të japim 100 për qind të cilësive tona. Duhet ta kemi pasionin dhe energjinë sikur që e kishim me Rumaninë”.
Muriqi për ndeshjen ndaj Rumanisë: Jemi krenarë
“Jemi krenar në përgjithësi. Mund të them se jemi krenar. Kemi marrë një vendim të duhur në atë moment ngaqë u prekëm emocionalisht dhe moralisht. Ne si futbollist e kemi mbyllur kapitullin. Nesër e kemi synim ta mbyllim ciklin me fitore. Jemi të përgatitur. Na pret kundërshtar i vështirë. Nuk pajtohem personalisht në asnjë rezultat tjetër pos fitores. Do të dalim me çdo fuqi që kemi për të pikët e plota dhe ta mbyllim ciklin me fitore. Shpresoj të kemi vazhdimësi. Sa i përket ndeshjes me Rumaninë kemi stërvitur 4-5 ditë të mira. U vërejt që do të kemi paraqitje të mirë. Shkuam në Rumani me mentalitetin dhe emocionin që e kishim nga loja e parë. Shkuam për fitore. Nuk e patëm fatin me vete për ta shënuar një gol. Po ta kisha shënuar unë ose Edoni në fillim, do të ishte më ndryshe loja. Shpresojmë dhe besoj fuqishëm që do të vazhdojmë kështu. Që prej nesër, ashtu edhe në ciklin e ardhshëm”.