Futboll

LIVE: Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Prishtina - Drita

Prishtina i bashkohet Ballkanit në finale

Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finale të Kupës së Kosovës dhe e ka rastin që ta mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar.

Prishtina të mërkurën e eliminoi Dritën në gjysmëfinale, pasi fitoi 1:0 në vazhdime.

Ndeshja e parë përfundoi 0:0.

Gola nuk pati as në kohën e rregullt në Gjilan dhe ndeshja u vendos në vazhdimet dy herë nga 15-të minuta.

Në minutën e 111-të, autogoli i mesfushorit Albert Dabiqaj e vendosi sfidën.

Prishtina në finale do të luajë kundër Ballkanit që të mërkurën e eliminoi Suharekën.

Prishtina e Ballkani u takuan në fillim të vitit në Superkupën e Kosovës.

Prishtina kishte fituar 2:1.

Prishtina është tetë herë fituese e Kupës së Kosovës.

Njërën prej kupave e kishte fituar në edicionin 2019/20, kur në finale e kishte mposhtur Ballkanin, 1:0.

 

Nga ora 15:00 kanë nisur dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Ballkani luan me Suharekën, ndërsa Drita e pret Prishtinën.

Ndiqni rezultatet në kohë reale. 


Drita – Prishtina 0:1 

Albert Dabiqaj autogol 111'


Shkon në vazhdime Drita - Prishtina


Ballkani në finale të Kupës së Kosovës  

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës. Ballkani eliminoi Suharekën në gjysmëfinale të Kupës.

 Ndeshja e dytë gjysmëfinale e zhvilluar të mërkurën në mes të dy skuadrave të qytetit të Suharekës përfundoi baras 2:2. Por kalimin tutje skuadra e Ballkanit e siguroi falë fitores së arritur në ndeshjen e parë me rezultatin 1:0. Hentrit Halili shënoi golin e parë për Ballkanin. Ai realizoi me kokë në minutën e 10-të, ndërsa për 2:0 në minutën e 74-t realizoi Nazmi Gripshi. Suhareka u kthye me dy gola në finish të takimit. Dy golat e barazimit i shënoi Fitim Susuri. Të parin në minutën e 82-të, kurse të dytin në minutën e 91-të.
 


Ballkani - Suhareka 2:2
Fitim Susuri 91'


Ballkani - Suhareka 2:1 
Fitim Susuri 82'


Ballkani - Suhareka 2:0 
Nazmi Gripshi 74'


Ballkani 1:0 Suhareka (1:0)

(Gentrit Halili 10') 


Drita 0:0 Prishtina (0:0)


*Në kllapa, rezultatet nga ndeshja e parë