Pas dy humbjeve rresht, Lille është kthyer te fitorja.
Të dielën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 22-të të kampionatit francez, Lille fitoi 2:0 ndaj Rennesit.
Sfida u vendos në minutat e fundit.
Nabil Bentaleb shënoi për 1:0 në minutën e 80-të. Gjashtë minuta më pas Chuba Akpom shënoi golin e dytë.
Akpom në minutën e 44-t humbi penallti.
Në minutën e 75-të Rennesi mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Edon Zhegrova vazhdon t’i mungojë Lillet, që tani renditet i pesti me 38 pikë. Rennesi është i 13-ti me 23 pikë.