Skuadra franceze, Lille, ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit anglez Dele Alli. Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Mail” të hënën.
Anglezi ka pasur rënie të madhe në karrierë. Alli aktualisht është pa klub.
Së fundmi ishte pjesë e Evertonit. Dele Alli nuk ka luajtur që nga edicioni 2022/2023.
Ndeshjen e fundit e ka zhvilluar me gjigantin turk, Beshiktash, më 26 shkurt të vitit të kaluar. Te Beshiktashi ishte i huazuar nga Evertoni.
28-vjeçari suksesin më të madh në karrierë e ka pasur te skuadra e Tottenham Hotsporit. Pjesë e klubit anglez ka qenë nga viti 2015 deri në vitin 2022.
Me Tottenhamin ka luajtur 269 ndeshje dhe ka kontribuuar me 67 gola dhe 58 asistime.