Futboll

Lille i Zhegrovës mposhtet, por ka shpresë për avancim

Edon Zhegrova

Foto: Ilustrim

Lille francez i Edon Zhegrovës, futbollistit të Kosovës, është mposhtur në udhëtim tek Aston Villa në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Lille humbi në Angli me rezultatin 2:1, ndërsa Zhegrova luajti deri në minutën e 60-të.

Ollie Watkins shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, kurse John McGinn në minutën e 56-të, e dyfishoi epërsinë.

Francezët e shënuan golin e vetëm gjashtë minuta para fundit, që është i shpresës për avancim në gjysmëfinale në ndeshjen kthyese që luhet pas një jave.

Në duelin tjetër që u luajt në orarin nga ora 21:00 në Ligën e Konferencës, Club Brugge fitoi ndaj PAOK-ut, 1:0.

Sfidën e vendosi goli i Hugo Vetlesenit në minutën e gjashtë.