Futboll

Lille e Zhegrova kthehen te fitorja

Edon zhegrova

Foto: Ligue1

Lille dhe Edon Zhegrova e kanë lënë prapa disfatën e xhiros së kaluar nga Monaco në Ligue 1 të Francës.

Të dielën, Lille dhe Zhegrova fituan në udhëtimin e vështirë te Metzi me rezultatin 2:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 31-të të elitës franceze.

Me këtë fitore, Lille vazhdon garën e fortë për të arritur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Ka 55 pikë në 31 ndeshje.

Metzi mbetet me 29 pikë në pozitën e 16-të, përkatësisht të plejautit.

Georges Mikautadze në minutën e 23-të shënoi për vendësit, kurse Ismaily dhe Yusuf Yazici, shënuan për fitoren 2:1 në minutën e 32-të dhe të 44-t.

Edon Zhegrova luajti deri në minutën e 88-të.