Kylian Mbappe ka folur për karrierën e deritanishme dhe synimet për të ardhmen, në një intervistë të gjatë për “La Sexta”. Ylli francez është përgjigjur nëse dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Real Madridin apo Topin e Artë.
“Topi i Artë është një arritje individuale. Gjithmonë kam thënë se gjëja më e rëndësishme në karrierën tim ishte të luaj për Real Madridin. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të fitoj Ligën e Kampionëve me Real Madridin, klubin më të mirë në botë. Për mua Liga e Kampionëve është me e rëndësishme”, ka thënë Mbappe.
Real Madridi është në garë për të fituar tripletën. Është në vendin e dytë në La Liga, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Mbretit.