Tifozët e Interit janë goditur rëndë nga rasti i vrasjes së njërit prej liderëve, që dyshohet se është kryer nga shoku i tij.
Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, Andrea Beretta e vrau Antonio Belloccon me thikë.
Kjo dyshe ka qenë shumë e afërt me njëri-tjetrin.

Ata madje të martën mbrëma luajtën lojë futbolli me disa tifozë të Milanit. Por më vonë ishin konfrontuar dhe më pas përfundoi me vdekjen e Belloccos.
Është raportuar se Bellocco e ka gjuajtur në këmbë Berettan, ndërsa ky i dyti e kishte vrarë atë me thikë brenda në një veturë.
Belloco ishte 36-vjeçar, ndërsa kohë kishte kaluar edhe në burg për shkak të kishte lidhje me organizatën kriminale në Kalabri, “Ndranghetan”.
Beretta është 49-vjeçar dhe ështe nga Milano, kurse për shumë vjet është anëtar i tifozërisë “Curva Nord” të Interit.