Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës të enjten ka licencuar shtatë klube për garat evropiane 2024/25.
Për licencim për garat e UEFA-s kanë aplikuar shtatë klube nga Superliga e meshkujve dhe një klub nga Superliga e femrave.
Nga tetë klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, shtatë prej tyre janë licencuar, kurse një nuk është licencuar.
“Klubet e licencurara janë: FC Ballkani; FC Drita; FC Llapi; FC Malisheva; FC Prishtina; SC Gjilani dhe klubi i femrave Mitrovica. Kurse klubi i vetëm që nuk ka marrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është: KF Dukagjini”, thuhet në njoftimin e FFK-së.