Futboll

Lewa e Kvaratskhelia, më të mirët e mbrëmjes

Lewandowski-kvaratskhelia

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Barcelona – Borussia Dortmund. 36-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 4:0. Lewa i kishte shtatë tentime gjithsej, ndërsa vrapoi 9,3 kilometra për 81 minuta të kaluar në fushë.

“Sulmuesi shënoi dy herë dhe nisi aksionin për një gol tjetër. Po ashtu ka punuar shumë vazhdimisht dhe ka bërë presion”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

Më i miri i ndeshjes PSG – Aston Villa u shpall Khvicha Kvaratskhelia. Ai shënoi një gol në fitoren 3:1. I kishte pesë raste gjithsej, ndërsa vrapoi 10,2 kilometra për 89 minuta lojë.