Bayer Leverkuseni që është kampion në fuqi i Bundesligës gjermane, do të luajë të shtunën në udhëtim te Werder Bremeni nga ora 18:30.
Ndeshja i takon xhiros së tetë të Bundesligës.
Fillimi i këtij edicioni nuk është më i miri për Leverkusenin. Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Leverkuseni ka 14 pikë dhe është në vendin e katërt.
Javën e kaluar e mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultatin 2:1.
Ndërsa Werder Bremeni këtë edicion ka tri fitore, dy barazime dhe dy humbje. Renditet në pozitën e tetë me 11 pikë.
Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet të dielën ndërmjet Bochumit dhe Bayern Muenchenit. Kjo ndeshje fillon nga ora 15:30.