Futboll

Leverkuseni vazhdon serinë impresive pa humbje

Leverkusen - Bundesliga

Leverkuseni ka vazhduar serinë impresive pa humbje dhe ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Pas triumfit në Bundesligë në fundjavë duke e fituar titullin e parë, historik, Leverkuseni barazoi të enjten mbrëma në udhëtim te Ëest Hami 1:1, në ndeshjen kthyese të çerekfinales.

Leverkuseni avancon tutje me rezultatin e përgjithshëm, 3:1.

Michail Antonio shënoi për vendësit në minutën e 13-të, kurse në minutën e 89-të, Jeremie Frimpong shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit.

Granit Xhaka kompletoi tjetër ndeshje për Leverkusenin që nuk di për humbje në 44 ndeshje rresht. Në këtë ecuri ka 38 fitore e gjashtë barazime.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, Leverkuseni ballafaqohet me Romën.