Futboll

Leverkuseni nuk do ta kundërshtojë largimin e Alonsos

Xabi Alonso

Xabi Alonso

Presidenti i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, ka thënë se nuk do ta kundërshtonte largimin e trajnerit Xabi Alonso, nëse ai ka ofertë për të udhëhequr një nga ish-klubet, përfshirë Real Madridin.

“Ne kemi një marrëveshje në heshtje që nëse vjen ofertë për Alonson nga një prej skuadrave për të cilat ka luajtur, ne do të ulemi për të biseduar dhe nuk do t’i vendosim asnjë pengesë në rrugën e tij”, ka thënë Carro, shkruan “20 Minuten” të hënën.

Alonso, i cili mori drejtimin e klubit gjerman nga shtatori i vitit 2022, karrierën si lojtar e nisi në Real Sociedad, përpara se të paraqitej te Liverpooli, Real Madridi dhe Bayern Muncheni.

Nën drejtimin e Alonso, Leverkuseni fitoi titullin e kampionit, Kupën e Gjermanisë dhe luajti në finale të Ligës së Evropës.