Futboll

Leverkuseni e Xhaka e eliminojnë Carl Zeiss Jenan

Bayer Leverkusen

Leverkuseni dhe Granit Xhaka e kanë eliminuar skuadrën e kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Carl Zeiss Jenan, dhe kanë avancuar në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. 

Leverkuseni, kampion dhe fitues i Kupës gjermane në edicionin e kaluar, fitoi 1:0 në udhëtim. 

Këto dy skuadra luajtën të mërkurën mbrëma pasi ekipi i Xhakës që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso, ishte i angazhuar në vikendin e kaluar në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Stuttgartit. 
Jonas Hofmann e shënoi golin e vetëm në përballje, në minutën e 52-të. 
Xhaka luajti nga minuta e 73-të. 

Hamza Muqaj luajti te vendësit në tërë ndeshjen.