Futboll

Leverkuseni e mposht Bochumin

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore ndaj Bochumit në shtëpi me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi javës së 27-të të Bundesligës.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Aleix Garcia në minutën e 20-të.

Gjashtë minuta më pas, mysafirët i barazuan shifrat.

Felix Passlack realizoi për 1:1.

Victor Boniface e kaloi sërish në epërsi Leverkusenin në minutën e 60-të.

Ai realizoi për 2:1.

Amine Adli e shënoi golin përfundimtar në minutën e 87-të.

Leverkusenit iu anulua edhe një gol i Bonifacet në minutën e 80-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndeshjen te Leverkuseni e kompletoi mesfushori Granit Xhaka.

Leverkuseni ka 59 pikë në vendin e dytë.

Lider është Bayern Muncheni me tri pikë më shumë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Bochumi ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të.