Bayer Leverkuseni e ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma, kampioni gjerman fitoi 1:0 ndaj Milanit. Skuadra e madhe italiane e pësoi humbjen e dytë në po aq ndeshje.
Goli i Victor Boniface vendosi sfidën. Ai shënoi në minutën e 51-të.
Milani ka pasur raste për të barazuar, por nuk konkretizoi. Në minutat e fundit e goditi edhe traversën.
Milani në xhiron e parë kishte pësuar 3:1 nga Liverpooli.
Leverkuseni kishte fituar 4:0 ndaj Feyenoordit.
Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen te Leverkuseni.