Futboll

Leverkuseni barazon me Holstein Kielin

leve

Granit Xhaka me bashkëlojtarë nuk kanë arritur që ta ruajnë epërsinë e dy golave në shtëpi përballë Holstein Kielit dhe kanë barazuar në kuadër të xhiros së gjashtë të Bundesligës.

Leverkuseni dhe Holstein Kieli barazuan 2:2 të shtunën.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë krijoi epërsi 2:0 në tetë minutat e para të ndeshjes. Shënues ishin Victor Boniface dhe Jonas Hofmann.

Bonifaces iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 26-të, para se Max Geschwill ta ngushtonte epërsinë në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë.

Sulmuesi Jann-Fiete Arp me shënimin nga 11-të metërshi në minutën e 69-të, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Xhaka e kompletoi ballafaqimin.

Leverkuseni pas gjashtë ndeshjeve ka 11 pikë, kurse Holstein Kieli e fitoi pikën e dytë. Megjithatë, mbetet në pozitën e parafundit.