Në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit, Bayer Leverkuseni u mposht nga Bayern Muncheni me rezultatin 3:0.
Pavarësisht dëshpërimit në Ligën e Kampionëve, Leverkuseni synon ta vazhdojë ecurinë e mirë në Bundesligë.
Leverkuseni është i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në ligë.
Në xhiron e kaluar skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso e mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultatin 4:1.
Këtë fundjavë kampioni në fuqi do të ketë punë me Werder Bremenin.
Ndeshja Bayer Leverkusen – Werder Bremen luhet të shtunën nga ora 15:30.
Është e vlefshme për javën e 25-të.
Leverkuseni edicionin e kaluar u shpall kampion pa e pësuar asnjë humbje.
Werder Bremeni ka shtatë disfata në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Leverkuseni renditet në pozitën e dytë me 53 pikë.
Werderi është në vendin e 12-të me 30 pikë.
Lider është Bayerni me 61 pikë.
Të shtunën nga ora 15:30 Bayerni luan ndaj Bochumit.
Bayerni ka dhjetë ndeshje pa humbje në ligë. Numëron nëntë fitore dhe një barazim.
Skuadra e Bochumit në dhjetë ndeshjet e fundit ka katër disfata, tri barazime dhe tri fitore.
Bochumi e zë vendin e 16-të me 17 pikë. Po lufton për mbetje në ligën gjermane.
Ndërkohë Borussia Dortmundi do të përballet me Augsburgun.
Edhe kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:30.
Dortmundi ka filluar ta marrë vetën pas krizës që e kishte më herët këtë edicion.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Niko Kovaç ka dy fitore rresht në ligë. Është në vendin e dhjetë me 35 pikë.
Pjesë e Augsburgut janë Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj.
Augsburgu në pesë ndeshjet e fundit ka katër barazime dhe një fitore.
Renditet në pozitën e 11-të me 32 pikë.