Futboll

Lëndohet Rrudhani, lirohet nga grumbullimi

Donat Rrudhani

Kosova do të jetë edhe pa Donat Rrudhanin në ndeshjen e së premtes ndaj Rumanisë. Këtë e bëri të ditur të mërkurën FFK-ja.

“Në seancën e sotme stërvitore mungoi Donat Rrudhani, i cili pësoi lëndim në stërvitjen e djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore u lirua nga grumbullimi”, ka njoftuar Federata kosovare.

Rrudhani ishte kandidat i fortë për të startuar në krahun e majtë. Kështu brengat vetëm sa shkojnë e rriten për selektorin Franco Foda. Mungesat për ndeshjen vendimtare me Rumaninë janë të shumta.