Qendërmbrojtësi i Paderbornit që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Visar Musliu, nuk do të mund të luajë për skuadrën e tij në vikend kundër Kaiserslauternit.
Kështu ka njoftuar skuadra e Paderbornit të mërkurën.
Paderborni që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman ka pasur rezultate të mira në tetë ndeshjet e para të edicionit.
Paderborni është i treti me 16 pikë, aq sa kanë edhe Magdeburgu i vendit të dytë dhe Karlsruheri i vendit të katërt.
Duesseldorfi është i pari me 17 pikë.
Paraqitje që janë vlerësuar pozitive ka pasur edhe qendërmbrojtësi 29-vjeçar, i cili luajti në fitoren 3:0 të Maqedonisë së Veriut ndaj Letonisë, në kuadër të Grupit C4.
“Musliu ka lëndim në këmbë dhe nuk do të mund të luajë deri në njoftimin e radhës”, ka shkruar Paderborni të mërkurën në faqen zyrtare.
Musliu në verën e vitit 2023 u transferua te Paderborni nga Ingolstadti.