Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, është lënduar gjatë fitores së Brazilit, 2:1, ndaj Kilit, të enjten. Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore pasi u ankua për dhimbje në pulpën e këmbës së djathtë. Kështu ka raportuar të hënën “talkSPORT”.
Mësohet se Martinelli mund t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen kundër Bournemouthit, të shtunën. Braziliani është i rëndësishëm për klubin londinez.
Tek Arsenali janë të lënduar edhe disa futbollistë si Martin Odegaard, Bukayo Saka, Oleksandr Zinchenko dhe Kieran Tierney.