Futboll

Lëndimi i Gabrielit nuk është serioz

Gabriel

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, pësoi lëndim gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit, të dielën. Ai ishte detyruar të zëvendësohej në minutën e 54-t.

Por pas testeve mjekësore u zbulua se lëndimi i gjurit të Gabrielit nuk është serioz.

Braziliani Gabriel do t’i mungojë Arsenalit të mërkurën në ndeshjen ndaj Preston North End e cila është e vlefshme për EFL Cup.

Gabrieli pritet t’i kthehet Arsenalit për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Newcastle Unitedit dhe Interit.

Tek Arsenali mungojnë edhe Martin Odegaard, Riccardo Calafiori, Kieran Tierney dhe Takehiro Tomiyasu për shkak të lëndimeve.