Problemet te Barcelona nuk janë duke u ndalur. Pas lëndimit të Pedrit në çerekfinale të Euro 2024, futbollisti i radhës te Barcelona që është lënduar është qendërmbrojtësi Ronald Araujo.
25-vjeçari Araujo është lënduar rëndë në çerekfinalen ndërmjet Urugait dhe Brazilit në Kupën e Amerikës. Të dielën, “Football Espana” ka raportuar se lëndimi që e ka pësuar Araujo do ta lë jashtë fushave për dy muaj.
Mësohet se Araujo e ka lënduar gjurin e këmbës së djathtë.
Urugai ka kaluar në gjysmëfinale të “Copa America” pasi të dielën e ka mposhtur Brazilin në penallti.