Skuadra e RB Leipzigut ka arritur fitore të thellë 4:1, ndaj Dortmundit të shtunën në ndeshjen që i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit gjerman.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes me golin e Jadon Sanchos.
Sulmuesi, Lois Openda barazoi rezultatin në 1:1, në minutën e 23-të.
Golin e dytë për Lipzigun e shënoi slloveni Benjamin Sheshko në minutën e dytë shtesë të pjesë së parë.
Për 3:1, shënoi Mbrojtësi Mohamed Simakan në minutën e 46-të, ndërsa sulmuesi Christoph Baumgartner golin e fundit në ndeshje e realizoi në minutën e 80-të.
Leipzigu pas fitores renditet në vendin e katërt në tabelë me 62 pikë. Dortmundi është një pozitë më poshtë me 57 pikë.