Futboll

Lehmann: Luiz fiton njëqind mijë herë më shumë se unë

Alisha Lehmann dhe Douglas Lui

Alisha Lehmann dhe Douglas Luiz, që janë në lidhje, u transferuan së bashku te skuadra e Juventusit në afatin kalimtar të verës. Në një intervistë për “La Repubblica”, futbollistja Alisha Lehmann ka shprehur pakënaqësi në lidhje me pagesën që i ofrohet në raport me të dashurin e saj, Douglas Luiz. 

“Luiz fiton njëqind mijë herë më shumë se unë. Kjo është e padrejtë. Është diçka që më prek, sepse jam femër. Rruga drejt barazisë është ende e gjatë”, është shprehur Lehmann. 

Luiz dhe Lehmann u transferuan te Juventusi nga Aston Villa. 25-vjeçarja luan për përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa 26-vjeçari Luiz paraqitet për përfaqësuesen e Brazilit.