Ish-futbollisti i njohur holandez, Wesley Sneijder, nuk ka mbetur i impresionuar me golat e bukur të Declan Rica nga gjuajtjet e lira. Rice shënoi dy supergola për Arsenalin në fitoren 3:0 ndaj Real Madridit, të martën.
“Nuk mendoj se gjuajtjet e lira ishin aq impresive. Mund të tingëllojë e çuditshme, por është shumë e lehtë të gjuash topin në atë mënyrë, kur e dini se si të bëni goditjen. Unë i di të gjitha për këtë. Gabimi ishte te muri i gjallë”, ka thënë Sneijder, shkruan “The Sun”.
“Njëjtë ishte edhe në gjuajtjen e dytë të lirë. E kemi parë Courtoisin duke lëvizur në anën e djathtë, pak para se Rice të bënte goditjen. Gabim i portierit”, ka shtuar Sneijder.
Ish-mesfushori ka luajtur për Real Madridin, Interin, Ajaxin e Galatasarayn, ndër të tjera. Për Holandën i ka shënuar 31 gola në 134 paraqitje.