Futboll

Legjenda franceze mbron Mbappen, e “sulmon” Parisin

Kylian Mbappe

Legjenda e futbollit francez, Bixente Lizarazu, i ka dalë në mbrojtje Kylian Mbappes për vendimin për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini në fund të edicionit.

Ish-mbrojtësi i krahut të majtë për më shumë, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të talentuar.

Mbappe konfirmoi largimin nga PSG-ja të premten mbrëma nëpërmjet rrjeteve sociale.

“PSG-ja e ndëshkoi atë si fëmijë vetëm pse ai vendosi që të mos e vazhdojë kontratën. Nuk e di se si dikush mund të luajë me gjithë zemrën, kur kalon nëpër një situatë të tillë”, ka thënë Lizarazu të shtunën në një intervistë dhënë për “L’Equipe”.

Mbappe do të mbetet një prej lojtarëve më të mirë të PSG-së në histori të klubit.

Ai deri tani ka fituar 15 trofe, ndërsa një tjetër mund ta fitojë pas finales së Kupës së Francës kundër Lyonit.