Mesfushori i grupmoshës U20 të Argjentinës, Claudio Echeverri, ka folur me ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Agueron, para se t’i bashkohej klubit të Premier Leagues angleze.
City e transferoi Echeverrin për 18 milionë euro nga River Plate në janar të vitit 2024, dhe nënshkroi me të kontratë për katër vjet e gjysmë.
Por, ai u huazua te klubi argjentinas për ta vazhduar zhvillimin.
19-vjeçari Echeverri, është argjentinasi i 12-të i transferuar nga City dhe prej të enjtes mund të paraqitet për skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola.
“Kam folur me Agueron sepse e dija marrëdhënien e tij me Cityn. Ai është legjendë e skuadrës për shkak të arriturave dhe ka qenë futbollist i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Echeverri të enjten, shkruan “BBC”.
Echeverri ka shënuar katër gola në 48 paraqitje për klubin e River Plates.