Futboll

Le Havre shtyn festën e Parisit

Paris Saint-Germain

Le Havre ka shtyrë festën e Paris Saint-Germainit për t’u shpallur kampion në Francë, për të paktën më 12 maj.

Skuadra e Luis Enriques mund të shpallej kampione e Ligue 1 qysh të shtunën, por  gjiganti francez barazoi me rezultat 3:3 me Le Havren në ndeshjen që i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit francez.

Golat për Le Havren i shënuan Christopher Operi në minutën e 19-të, Andre Ayew në minutën e 38-të dhe Abdoulaye Toure në minutën e 61-të.

Për PSG-në realizuan Bradly Barcola, Achraf Hakimi dhe Goncalo Ramos.

Parisi është në vend të parë me 70 pikë, 12 më shumë se Monaco që është e dyta.

Le Havre gjendet në pozitën e 15-të me 31 pikë.