Skuadra italiane do ta nis garën në Ligën e Evropës ndaj Dinamo Kievit më 25 shtator.
Trajneri Marco Baroni nuk llogarit në mbrojtësin shqiptar, i cili është duke shikuar skuadër të re.
Hysaj karrierën e ka nisur te të rinjtë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa si futbollist është zhvilluar në Itali, tek Empoli.
Nga Empoli në gusht të vitit 2015 ishte transferuar te Napoli për 5 milionë euro.
Ndërkohë në qershor të vitit 2021, u zyrtarizua si futbollist i Lazios, pas transferimit si futbollist i lirë.
Hysaj ka 301 ndeshje në Serie A, ndërsa ka shënuar tri gola e ka 12 asistime në total.
Për Shqipërinë është paraqitur në 85 ndeshje, teksa ka dy gola të realizuar.