Lazio ka shënuar fitore të thellë të premten mbrëma në kuadër të Serie A të Italisë dhe i është afruar pozitave që dërgojnë në garat e UEFA-s edicionin tjetër.
Lazio mposhti në “Olimpico” skuadrën e Salernitanas, me rezultatin 4:1.
Lazio krijoi epërsi prej dy golave që në 14-të minutat e para të ndeshjes.
Felipe Anderson shënoi në minutën e shtatë, ndërsa shtatë minuta më vonë realizoi edhe Matias Vecino.
Loum Tchaouna e shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 16-të.
Felipe Anderson realizoi tjetër gol për 3:1, në minutën e 35-të.
Sulmuesit danez, Gustav Isaksen, i mjaftuan vetëm tre minuta lojë pasi u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 84-t. Goli i tij e vendosi rezultatin përfundimtar.
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, luajti nga minuta e 58-të.
Lazio tani ka 49 pikë në vendin e shtatë.
Salernitana në prag të rënies nga elita, në vendin e fundit ka vetëm 15 pikë.