Las Palmas ka shënuar fitore të rëndësishme të hënën mbrëma në La Liga të Spanjës. Las Palmas mposhti në udhëtim Valencian me rezultatin 3:2, në kuadër të javës së dhjetë të elitës së futbollit spanjoll. Adnan Januzaj u përfshi në golin e parë të Las Palmasit. Januzaj gjuajti, ndërsa Alex Munoz shënoi gol pas topit të kthyer nga portieri i Valencias. Munoz shënoi golin e barazimit 1:1. Valencia luajti me një lojtarë më pak në fushë nga minuta e 70-të. Pepelu u ndëshkua me karton direkt të kuq. Las Palmas në pjesën e dytë shënoi dy gola tjerë për fitoren e parë në edicionin aktual.
Januzaj u zëvendësua në minutën e 66-të.
Las Palmas zë vendin e parafundit me gjashtë pikë sa ka edhe Valencia në vendi ne fundit.
Alex Munoz (30) scores his second league goal of the season from defence to tie the game up at 1-1 for Las Palmas away from home against Valencia. ⚽️🇪🇸 pic.twitter.com/TTZiPqYPuT