Futboll

Las Palmas “eliminon” Atleticon nga gara për titull

Las Palmas “eliminon” Atleticon nga gara për titull

Atletico Madrid ka bërë gabim të madh në ndjekje të dy rivalëve kryesorë në garën për titull kampioni në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones ka pësuar humbje në sekondat e fundit nga Las Palmasi të shtunën në xhiron e 32-të. Javier Munoz realizoi në minutën e tretë shtesë për fitoren 1:0 të Las Palmasit vendas.

Me humbjen e pestë sezonale, Atletico “përshëndetet” me titullin. Atletico ka 63 pikë, apo 10 më pak se lideri Barcelona. Reali është i dyti me 66 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Las Palmas po lufton për mbijetesë. Është i 17-ti dhe ka 32 pikë.