Futboll

Laçi, Krasniqi e Tuci kalojnë në plejofin e Championsit

Qazim Laci

Futbollistët shqiptarë të Sparta Pragës, Qazim Laçi, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci kanë kaluar në plejofin e Ligës së Kampionëve. 

Sparta Praga mposhti 3:2 FCSB-në e Rumanisë të martën mbrëma. Laçi luajti deri në minutën e 84-t, ndërsa Krasniqi dhe Tuci mbetën në stol. 

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1, ndërsa Sparta Praga kalon tutje falë fitores me rezultat të përgjithshëm, 4:3.