Futboll

Ky është rekordi që e arriti Gasperini

Atalanta

Atalanta shkëlqimin e edicionit aktual e kompletoi me triumfin në Ligën e Evropës.

Atalanta “shkatërroi” Leverkusenin të mërkurën mbrëma 3:0 në Dublin.

Me këtë triumf të Atalantas u ndal edhe seria e gjatë e Leverkusenit pa humbje.

Leverkuseni kishte 42 fitore e 9 barazime para këtij dueli.

Por, arkitekt i suksesit të Atalantas vlerësohet të jetë trajneri Gian Piero Gasperini.

“Trajneri i Atalantas, Gasperini, e fiton trofeun e tij të parë evropian në moshën 61-vjeçare. Ai është trajneri më i vjetër që e bën një gjë të tillë për herën e parë në karrierë”, ka shkruar mediumi “20min” të mërkurën mbrëma.

Tifozët e Leverkusenit janë ndarë të mërzitur me humbjen e thellë, por kanë respektuar ekipin e tyre dhe kundërshtarin.

Ata kanë vazhduar të qëndrojnë në stadium.

Në Serie A, Atalanta i ka edhe dy ndeshje për t’i luajtur, kundër Torinos dhe Fiorentinas.

Ndërkohë, Leverkuseni në edicionin aktual e ka edhe një ndeshje.

Të shtunën luan në Berlin kundër Kaiserslauternit në finalen e Kupës së Gjermanisë.