Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thënë se “ky është edicioni” në të cilin do të përfundojë pritja prej 21 vjetëve për ta fituar titullin në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka përfunduar në vendin e dytë, prapa Manchester Cityt, në dy edicionet e fundit.
Arsenali nuk e ka fituar Premier Leaguen që prej edicionit 2003-04, kur kishte triumfuar pa asnjë disfatë me trajnerin Arsene Wenger.
Arsenali aktualisht është në vendin e tretë në tabelë, me pikë të njëjta me Cityn e vendit të dytë, dhe një pikë prapa liderit të ligës, Liverpoolit, pas gjashtë ndeshjeve të luajtura.
“Nuk dua ta fus në presion skuadrën, por mendoj se ky është edicioni ku Arsenali do ta fitojë titullin”, ka deklaruar Saka për “CBS Sports”, shkruan të mërkurën “BBC”.