Albian Hajdari është prej befasive të Murat Yakinit në listën preliminare të Zvicrës për “Euro 2020”.
Hajdari është vetëm 20-vjeçar.
Luan në mbrojtje ndërsa është pjesë e rëndësishme e Luganos.
Është zhvilluar te Baseli e Juventusi, ndërsa edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lugano, ku tani ka kontratë të rregullt dhe luan rregullisht.
Por shpejt Hajdari pritet të largohet nga Zvicra. Kualiteti i tij vlerësohet i madh.
Bologna, ndër të tjera ka shprehur interesim për mbrojtësin e qendrës.
Hajdari ka luajtur për U16, U17, U19 e U21 të Zvicrës. Dhe tani do ta ketë rastin në miqësoret para Evropianit e potencialisht edhe në “Gjermania 2024”.
LEXO EDHE: