Futboll

Kush e ofendoi Palmerin në topin që e mori pas “hat-trickut”

Cole Palmer dhe topi i hat-trickut

Cole Palmer është tallur nga një prej bashkëlojtarëve të tij te Chelsea, pasi shënoi “hat-trick” kundër Manchester Unitedit.

21-vjeçari realizoi tri gola dhe ia siguroi Chelseat fitoren 4:3 kundër Unitedit, të enjten mbrëma.

Dy golat e fundit i realizoi pas minutës së 100-të, për 82 sekonda.

Megjithatë, një anëtar i Chelseat që ende mbetet i panjohur, ka standarde të larta dhe mendon se Palmer mund të japë edhe më shumë.

“Lojtar ndyrësirë”, ka shkruar dikush në topin e Palmerit që e mori pas “hat-trickut” të realizuar.

21-vjeçari Palmer në edicionin aktual ka 21 gola dhe 12 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.