Futboll

Kurti: Lojtarët shkëlqyen sonte

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar lojtarët e Kosovës për ndeshjen ndaj Qipros të hënën.

Ai ka shkruar në Facebook se rezultati 4:0 është nga një gol për secilin gol të pranuar ndaj Rumanisë “dhe një më shumë për ata që besuan”.

“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëlqyen sonte!”, ka deklaruar Kurti.

Kosova si mysafire triumfoi ndaj Qipros. Dy gola u realizuan nga Vedat Muriqi, një nga Albion Rrahmani e një nga Lumbardh Dellova.