Futboll

Kundërshtarët e shqiptarëve në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampioneve

Foto: Associated Press

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, do të përballet me Liverpoolin dhe Borussia Dortmundit në përsëritje të finaleve të edicioneve 2023/2024, 2021/2022 dhe 2017/2018. Kundër Dortmundit, Reali në finale luajti edicionin e kaluar, kurse ndaj Liverpoolit në vitet 2022 dhe 2018. Në të tria edicionet, Reali doli fitues.

Tani do t’i ketë sërish për kundërshtarë, por në një format të ri. Shorti i edicionit të ri të Ligës së Kampionëve u tërhoq të enjten pasdite në Monaco. 

Në fazën kryesore të Championsit do të ketë edhe plot shqiptarë.

Granit Xhaka luan me Bayer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantan, Ardon Jashari me Club Bruggen. Te Dinamo Zagrebi janë Arbër Hoxha e Arijan Ademit, te Lille, Edon Zhegrova, te Young Boysi, Kastriot Imerit, kurse te Sparta Praga paraqiten Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci.

Liga e Kampionëve do të jetë me format të ri, atë të ligës, ndërsa secila skuadër do të zhvillojë nga tetë ndeshje. Katër si vendës e katër si mysafirë. 

Në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve do të jenë gjithsej 36 skuadra, dhe secila nga to i ka mësuar kundërshtarët. Të gjitha ekipet do t’i luajnë nga tetë ndeshje. 

Faza grupore tradicionale me 32 ekipe, që ishte luajtur prej vitit 2003, është ndërprerë për t’i hapur rrugë formatit të ligës. Tani, 36 skuadra do të luajnë kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm deri në janar. 

Tetë ekipet më të mira të ligës në janar do të avancojnë në fazën e 1/8 së finales, në muajin mars. Ekipet nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-t do të luajnë në plejof. Ndeshjet e plejofit zhvillohen në muajin shkurt. 12 ekipet e fundit në tabelë, eliminohen. 

15 herë fituesi i Championsit, që gjatë verës u përforcua me yllin francez të futbollit, Kylian Mbappen, do të jetë nikoqir i Dortmundit, kurse ndaj Liverpoolit do të luajë në udhëtim. Datat e ndeshjeve do të konfirmohen të shtunën. 

Klubi mbretëror, po ashtu, do të ketë edhe kundërshtarë të tjerë. Do të luajë në shtëpi ndaj shtatë herë kampionit të Evropës, Milanit, e po ashtu edhe ndaj Salzburgut dhe Stuttgartit. Ndërkohë do të udhëtojë tek Atalanta e Berat Gjimshitit – fitues i Ligës së Evropës. Reali këtë muaj e kishte mposhtur Atalantan në ndeshjen e Superkupës së Evropës. Madrilenët do t’i kenë edhe dy udhëtime në Francë, për të luajtur ndaj Lillet të Edon Zhegrovës në formë, dhe ndaj debutuesve të Brestit. 

Manchester City po ashtu do të ketë ndeshje përsëritëse, atë të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit. City do të luajë në shtëpi ndaj “nerazzurrëve”, skuadër të cilën e mposhti në finalen e vitit 2023. 

Bayern Munichu e pret Paris Saint-Germainin. Bavarezët dhe parisienët ishin takuar edhe në finalen e vitit 2020. Gjiganti gjerman kishte fituar 1:0. 

Manchester City do të ketë ndeshje të vështira në udhëtim te PSG-ja dhe Juventusi, por dukshëm ndeshje të lehta do të ketë në shtëpi. E pret Club Bruggen e Ardon Jasharit, Feyenoordin holandez dhe Sparta Pragën e katër shqiptarëve, Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Qazim Laçit dhe Indrit Tucit. Kampioni anglez do të duhet të udhëtojë edhe te Slovan Bratislava. 

Bayerni do të luajë kundër Barcelonës në shtëpi, ekip të cilin e kishte mposhtur 8:2 në çerekfinalen e vitit 2020, kur e kishte fituar trofeun. Udhëton tek Aston Villa, befasia e vitit 1982, kur e kishte fituar Kupën Evropiane. 

Liverpooli do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës. Kampioni gjerman udhëhiqet nga ish-ylli i mesfushës së Liverpoolit, Xabi Alonso. 

Leverkuseni do të jetë nikoqir i rivalëve italianë, Interit dhe Milanit, si dhe do të udhëtojë tek Atletico Madridi. 

Risia e tërheqjes së shortit është bërë në mbrëmjen spektakolare në Monaco, ku të pranishëm ishin edhe të mëdhenjtë, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon. 

Që të dy para nisjes së shortit u nderuan me çmime të veçanta për të arriturat në futboll. 

Ekipet bartëse ishin vendosur në bazë të rezultateve të arritura në garën elitare për klube, në pesë vjetët e fundit. 

Pas çdo goli të tërhequr nga Buffoni, Ronaldo e shtypte butonin dhe programi i softuerit automatikisht përcaktonte kundërshtarët nga të gjitha katër vazot. 

Formati i ri u krijua nga UEFA nën presionin nga klubet me ndikim, të cilat dëshironin të kenë më shumë ndeshje të niveleve më të larta. 

Faza e ligës në edicionin e ri të Championsit do të ketë 144 ndeshje në total, krahasuar me 96 sa ishin në fazën e grupeve në edicionin e kaluar. 

Me shtimin e raundit të plejofit në muajin shkurt, gara do të ketë në total 189 ndeshje, në krahasim sa ishin në të kaluarën, 125. 

Fondi i UEFA-s që do të ndahet për 36 skuadrat e kap shifrën e 2.5 miliardë eurove, që është 25 për qind më shumë se në sezonin e kaluar.

Real Madridi do të luajë kundër Borussia Dortmundit, Liverpoolit, Milanit, Atalantas, Salzburgut, Lillet, Stuttgartit dhe Brestit

Manchester City do të luajë kundër Interit, PSG-së, Club Brugget, Juventusit, Feyenoordit, Sporting Lisbonës, Sparta Pragës dhe Slovan Bratislavës

Bayern Muencheni do të luajë kundër PSG-së, Barcelonës, Benficas, Shakhtarit, Dinamo Zagrebit, Feyenoordit, Slovan Bratislavas dhe Aston Villas

PSG-ja do të luajë kundër Manchester City, Bayern Muenchenit, Atletico Madridit, Arsenalit, PSV-së, Salzburgut, Gironas dhe Stuttgartit

Liverpooli do të luajë kunër Real Madridit, Leipzigut, Bayer Leverkusenit, Milanit, Lillet, PSV-së, Bolognas dhe Gironas

Interi do të luajë kundër Leipzigut, Manchester Cityt, Arsenalit, Bayer Leverkusenit, Cërvena Zvezdës, Young Boysit, Monacos dhe Sparta Pragës

Borussia Dortmund do të luajë kundër Barcelonës, Real Madridit, Shakhtarit, Club Brugget, Celticut, Dinamo Zagrebit, Sturm Grazit dhe Bolognas

Leipzig do të luajë kundër Liverpoolit, Interit, Juventusit, Atletico, Sporting, Celticu, Aston Villa dhe Sturm Graz

Barcelona do të luajë kundër Bayern Muenchenit, Borussia Dortmundit, Atalantas, Benficas, Young Boysit, Cërvena Zvezdës, Brestit dhe Monacos

Bayer Leverkuseni do të luajë kundër Interit, Liverpoolit, Milanit, Atletico Madridit, Salzburgut, Feyenoordit, Sparta Pragës dhe Brestit

Atletico Madrid do të luajë kundër Leipzigut, PSG-së, Bayer Leverkusenit, Benficas, Lillet, Salzburgut, Slovan Bratislavës dhe Sparta Pragës

Atalanta do të luajë kundër Real Madridit, Barcelonës, Arsenalit, Shakhtarit, Celticut, Young Boysit, Sturm Grazit dhe Stuttgartit

Juventusi do të luajë kundër Manchster Cityt, Leipzigut, Benficas, Club Brugget, PSV-së, Lillet, Stuttgartit dhe Aston Villas

Benfica do të luajë kundër Barcelonës, Bayern Muenchenit, Atletico Madridit, Juventusit, Feyenoordit, Cërvena Zvezdës, Bolognas dhe Monacos

Arsenali do të luajë kundër PSG-së, Interit, Shakhtarit, Atalantas, Dinamo Zagrebit, Sportingut, Monacos dhe Gironas

Club Brugge do të luajë kundër Borussia Dortmundit, Manchester Cityt, Juventusit, Milanit, Sporting Lisbonës, Celticut, Aston Villas dhe Sturm Grazit

Shakhtar do të luajë kundër Bayern Muenchenit, Borussia Dortmundit, Atalantas, Arsenalit, Young Boysit, PSV-së, Brestit dhe Bolognas

Milan do të luajë kundër Liverpoolit, Real Madridit, Club Brugget, Bayer Leverkusenit, Cërvena Zvezdës, Dinamo Zagrebit, Gironas dhe Slovan Bratislava

Feyenoordi do të luajë kundër Bayern Muenchenit, Manchester Cityt, Bayer  Leverkusenit, Benficas, Salzburgut, Lillet, Sparta Pragës dhe Gironës

Sporting Lisbona do të luajë kundër Manchester City, Leipzigu, Arsenali, Club Brugget, Lillet, PSV-së, Bolognas dhe Sturm Graz

PSV-ja do të luajë kundër Liverpoolit, PSG-së, Shakhtarit, Juventusit, Sportingut, Cërvena Zvezdës, Gironas dhe Brestit

Dinamo Zagrebi do të luajë kundër Borussia Dortmundit, Bayern Muenchenit, Milanit, Arsenalit, Celticut, Salzburgut, Monacos dhe Slovan Bratislavës

Salzburgu do të luajë kundër PSG-së, Real Madridit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusenit, Dinamo Zagrebit, Feyenoordit, Brestit dhe Sparta Pragës

Lille do të luajë kundër Real Madridit, Liverpoolit, Juventusit, Atletico Madridit, Feyenoordit, Sporting Lisbonës, Sturm Grazit dhe Bolognas

Cërvena Zvezda do të luajë kundër Barcelonës, Interit, Benficas, Milanit, PSV-së, Young Boysit, Stuttgartit dhe Monacos

Young Boys do të luajë kundër Interit, Barcelonës, Atalantas, Shakhtarit, Cërvena Zvezdës, Celticut, Aston Villas dhe Stuttgartit

Celticu do të luajë kundër Leipzigut, Borussia Dortmundit, Club Brugget, Atalantas, Young Boysit, Dinamo Zagrebit, Slovan Bratislavas dhe Aston Villas

Slovan Bratislava do të luajë kundër Manchster City, Bayern Muenchenit, Milanit, Atletico Madridit, Dinamo Zagrebit, Celticut, Stuttgartit dhe Gironas

Monaco do të luajë kundër Barcelonës, Interit, Benficas, Arsenalit, Cërvena Zvezdës, Dinamo Zagrebit, Aston Villas dhe Bolognas

Sparta Praga do të luajë kundër Interit, Manchester Cityt, Atletico Madridit, Bayer Leverkusenit, Salzburgut, Feyenoordit, Brestit dhe Stuttgartit

Aston Villa do të luajë kundër Bayern Muenchenit, Leipzigut, Juventusit, Club Brugget, Celticut, Young Boysit, Bolognas dhe Monacos

Bologna do të luajë kundër Borussia Dortmundit, Liverpoolit, Shakhtarit, Benficas, Lillet, Sportingut, Monacos dhe Aston Villas

Girona do të luajë kundër Liverpoolit, PSG-së, Arsenalit, Milanit, Feyenoordit, PSV-së, Slovan Bratislavës dhe Sturm Grazit

Stuttgarti do të luajë kundër PSG-së, Real Madridit, Atalantas, Juventusit, Young Boysit, Cërvena Zvezdës, Sparta Pragës dhe Slovan Bratislavës

Sturm Grazi do të luajë kundër Leipzigut, Borussia Dortmundit, Club Brugget, Atalantas, Sporting Lisbonës, Lillet, Gironas dhe Brestit

Bresti do të luajë kundër Real Madridit, Barcelonës, Bayer Leverkusenit, Shakhtarit, PSV-së, Salzburgut, Sturm Grazit dhe Sparta Pragës