Futboll

Kumbulla në formacionin e javës në La Liga

Marash Kumbulla

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka zënë vend në 11-shen e javës në La Liga.

Formacioni më i mirë i javës së nëntë i La Ligas është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.

Kumbulla ishte shënues i një goli në fitoren e Espanyolit me rezultatin 2:1 ndaj Mallorcas, të shtunën. Kumbulla ishte edhe më i vlerësuari në ndeshje.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me klubin spanjoll. Ai u huazua për një vit te Espanyoli nga Roma, në afatin kalimtar të verës.