Futboll

Kthehet Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, mori një lajm të mirë të dielën. Njëri prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, u kthye në fushën e lojës  pas lëndimit që e pësoi më 21 prill. 

Shaqiri kishte munguar më 28 prill, ndërsa luajti të dielën për  Chicago Fire në ligën MLS të SHBA-së.

Chicago megjithatë vazhdoi me rezultate të zbehta. Humbi 1:0 nga New England Revolution.
Shaqiri në lojë hyri në minutën e 65-të, por pa mundur të bëj ndonjë ndryshim.

Giacomo Vrioni luajti deri në minutën e 83-të për New England Revolution.

Shaqiri ka nëntë paraqitje këtë edicion në MLS, ndërsa ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Ai pritet të jetë prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës në “Euro 2024”.