Futboll

Kryeziu vendos derbin e Zurichut

Mirlind Kryeziu

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, ka vendosur derbin e madh të Zurichut. Kryeziu shënoi golin e fitores për Zurichun kundër Grasshopperit.

Ai shënoi gol në minutën e 71-të në fitoren 1:0 të Zurichut.

Ndeshja i takoi një të tetës së finales të Kupës së Zvicrës, ndërsa Zurichu siguroi kalimin tutje.

Kryeziu kompletoi takimin. Lindrit Kamberi mbeti në stol. Amir Abrashi luajti deri në minutën e 81-të për Grassopperin. Leart Kabashi mbeti në stol.