Italia dhe Belgjika shfaqën lojë mbresëlënëse të enjten mbrëma në “Stadio Olimpico” të Romës.
Por kryendeshja e xhiros së tretë e Grupit A2, u mbyll baras 2:2.
Aksionet e dy golave të parë të Italisë ishin shumë të mirë, e që në fund u konkretizuan për mrekulli.
Andrea Cambiaso shënoi në minutën e parë, kurse Mateo Retegui shënoi për 2:0 në minutën e 24-t.
Situata ndryshoi më pas. Lorenzo Pellegrini i Italisë u përjashtua nga loja në minutën e 38-të për ndërhyrje shumë të ashpër.
Kjo u shfrytëzua nga mysafirët që shënuan në minutën e 42-të me Maxim De Cuyper, ndërsa Leandro Trossard në minutën e 61-të shënoi për 2:2.
Italia i prinë Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve me shtatë pikë, një më shumë se Franca, e dy më shumë se Belgjika.
Izraeli i fundit nuk ka asnjë pikë të fituar.