Futboll

Kroacia në formë, mposht Portugalinë

Kroacia

Kroacia ka treguar formë të larta para udhëtimit për në Gjermani për “Euro 2024”.

Pasi mposhti 3:0 Maqedoninë e Veriut, më 3 qershor, Kroacia të shtunën fitoi edhe ndaj Portugalisë.
Ndeshja në Oeiras të Portugalisë përfundoi 2:1 në të mirë të kroatëve.

Ikona kroate, Luka Modriq shënoi për 1:0 në minutën e tetë. Modriqi realizoi nga penalltia.

Diogo Jota barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 48-të. Por menjëherë në minutën e 56-të, Ante Budimir shënoi golin e fitores 2:1.

Kroacia më 15 qershor luan ndaj Spanjës e më 19 qershor ndaj Shqipërisë.

Portugalia e ka edhe një miqësore pas tri ditësh, ndaj Irlandës. Në Evropian fillimisht luan ndaj Çekisë më 18 qershor.

Cristiano Ronaldo nuk u aktivizua te Portugalisë, ndonëse emrin e tij e thirrën tifozët.